Politika e Privatësisë
Përditësuar më 21 shtator 2026
Kush jemi
BBS Korea Auto Imports është kompani e regjistruar në Kosovë, e specializuar në importin e veturave nga Koreja e Jugut. Kjo politikë vlen për faqen koreaautobbs.com dhe për aplikacionin tonë në Android, i cili shfaq të njëjtën faqe.
Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja, na shkruani te info@koreaautobbs.com ose telefononi te +383 44 200 266.
Çfarë të dhënash mbledhim
Mbledhim vetëm ato të dhëna që i shkruani vetë kur na kontaktoni për një veturë:
- Emri — që të dimë si t'ju drejtohemi.
- Numri i telefonit — që të kthejmë përgjigje.
- Mesazhi juaj dhe vetura për të cilën pyetët.
Nuk përdorim Google Analytics, Facebook Pixel apo ndonjë gjurmues tjetër. Nuk kemi reklama. Nuk shesim dhe nuk i japim me qira të dhënat tuaja askujt.
Në ballinë shfaqet harta e lokacionit tonë nga Google Maps. Kur harta ngarkohet, Google merr adresën IP të pajisjes suaj dhe mund të përdorë cookie-t e veta, sipas politikës së privatësisë së Google.
Te faqja e veturës dhe te raporti i saj, shfletuesi juaj i merr të dhënat e inspektimit, të sigurimit dhe të opsioneve drejtpërdrejt nga Encar.com (Kore). Kështu Encar sheh adresën IP të pajisjes suaj; ne nuk i dërgojmë asnjë të dhënë tuajën.
Cookie-t dhe ruajtja në pajisje
Faqja publike nuk vendos cookie reklamuese apo gjurmuese. Përdorim vetëm:
- një cookie sesioni, vetëm për stafin tonë kur hyn në panelin e administrimit;
- një vlerë në ruajtjen lokale të shfletuesit, që të mbajmë mend nëse e keni mbyllur ftesën për ta instaluar aplikacionin. Kjo nuk largohet kurrë nga pajisja juaj.
Si i përdorim dhe sa gjatë i ruajmë
Të dhënat e kontaktit i përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj dhe për ta zhvilluar shitjen, nëse vazhdoni me të. Nuk i përdorim për fushata marketingu pa pëlqimin tuaj.
Kërkesat ruhen në serverin tonë në Evropë. Kopjet rezervë mbahen deri në 30 ditë. Kur një kërkesë nuk çon në shitje, e fshijmë brenda një periudhe të arsyeshme; të dhënat e lidhura me një shitje të realizuar ruhen aq sa kërkon legjislacioni tatimor dhe kontraktor.
Të dhënat nga burime të jashtme
Listimet e veturave (fotot, kilometrat, viti, çmimi burimor) vijnë nga një API zyrtare e tregut korean të veturave. Fotografitë shfaqen drejtpërdrejt nga serveri i burimit ci.encar.com, prandaj shfletuesi juaj lidhet edhe me atë domen kur i shikon ato. Ne nuk u dërgojmë asnjë të dhënë tuajën.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni një kopje të të dhënave që kemi për ju, t'i korrigjoni ose t'i fshini ato, dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Na shkruani te info@koreaautobbs.com dhe përgjigjemi brenda 30 ditësh.
Siguria
Komunikimi me faqen është i enkriptuar (HTTPS). Paneli i administrimit mbrohet me fjalëkalim dhe me kufizim përpjekjesh. Vetëm stafi i autorizuar ka qasje te kërkesat e klientëve.
Ndryshimet
Nëse e ndryshojmë këtë politikë, do të përditësojmë datën në krye të faqes. Ndryshimet thelbësore do t'i njoftojmë në ballinë.
